Shkencëtarët kinezë shpresojnë të rrisin disa patate në anën tjetër të hënës

Shkencëtarët kinezë duan të rrisin zarzavate, më saktë patate, në anën tjetër të Hënës. Kina është shprehur se ka hapur një “kapitull të ri në eksplorimin hënor” që një ditë jo vetëm të mund të dërgojë një grup njerëzish në Hënë, por duan ta provojnë të mbjellin patate sipërfaqen e saj.
Sonda Hënore e Chang’e -4 lëshoi një raketë nga qendra juglindore e nisjes Xichang dhe pritet të arrijë destinacionin e tij diku rreth këtij fund viti. Patatet do të rriten brenda një “mini ekosistemi” laboratorik në anijen kozmike kineze, transmeton MSN.
Qëllimi i këtij eksperimenti është që të kuptohet nëse patatet do të jenë në gjendje të mbijetojnë në sipërfaqen e Hënës, duke nxjerrë kështu informacione thelbësore nëse njerëzimi dëshiron ndonjëherë të vendosë një koloni atje.
Gjithashtu, kjo do të paraqesë vështirësi në komunikim, sepse pjesa e largët e hënës do të duket larg nga Toka, e cila do të thotë që sinjalet mund të bllokohen. Për të mposhtur këtë, një satelit u hodh në orbitën e Hënës në maj të këtij viti në mënyrë që të veprojë si një lidhje midis Hënës dhe Tokës.
Mediat kineze shtetërore u shprehën se zona në shënjestër ishte Pellgu Aitken në rajonin Hënor të polit jugor. Dhjetë eksperimente – gjashtë nga Kina dhe katër nga jashtë – përfshijnë mbjelljen e patateve dhe farave të tjera.
Do të ketë edhe analiza minerare dhe rrezatimi, u shpreh agjencia e lajmeve Xinhua. Chang’e-4 do të jetë sonda e dytë kineze që do të mbërrijë në Hënë, pas misionit rover të Yutu (Jade Rabbit) në vitin 2013, i cili vëzhgoi sipërfaqen e hënës për më shumë se dy vjet. Kina, e cila po investon miliarda dollar në programin e saj hapësinor të drejtuar nga ushtria, shpreson të ketë një stacion hapësinor me hapësirë në bord deri në vitin 2022.
Ada Xhagolli/scan
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.