Një kompani izraelite pretendon se do të ketë kurë për kancerin brenda këtij viti. Mos i besoni!

Një kompani izraelite pretendon se do të kenë gati ilaçet për kurim të kancerit brenda një viti. Kompania izraelite e quajtur BIOTECH ka pohuar se tashmë do të ketë një shërim të sëmundjes së kancerit brenda një viti, duke bërë që këto lajme virale që qarkullojnë mund të jenë të pabesueshme.
Postimet e bëra nga New York Post dhe Jerusalem Post, kanë botuar artikuj rreth Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd (AEBi), një kompani e themeluar në vitin 2000 nga inkubatori i teknologjisë ITEK Weizmann. Ilan Morad, i listuar si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë, flet në artikullin e The Jerusalem Post për vështirësitë e sëmundjes së kancerit duke u bërë rezistent ndaj trajtimit për shkak të mutacioneve, një çështje e njohur në trajtimet e kancerit.
Ai është shprehur se: “Në vend që të sulmojmë receptorët një nga një, ne sulmojmë tre receptorë në të njëjtën kohë” tha Morad. Kancerët mund të kenë diku nga një deri në dhjetëra mijëra mutacione të ADN-së në gjenomët e tyre, shumë prej të cilëve janë “receptorët” që Morad i referohet.
Në parim kyç i përdorimit të agjentëve të shumëfishta të kimioterapisë në të njëjtën kohë është të shkojë pas qelizave të kancerit nga disa rrugë të ndryshme për të zvogëluar mundësinë që ata të bëhen rezistente.
Megjithatë, shumë lloje kanceresh bëhen rezistente ndaj këtyre protokolleve të trajtimit, kështu që logjika e Morad duket paksa e paqartë. Por a ka ndonjë mënyrë që trajtimi të provohet ndoshta në një vit, edhe të shikohet nëse qasja e tyre funksionon?
“Kjo mund të duket e dyshimtë duke u bazuar në ato që i kanë zbuluar publikut, për momentin, me sa duket, testimi është bërë vetëm në minj. Çdo gjë që është testuar në minj duhet të nënshtrohet testimit në specie të tjera të kafshëve, të formulohet dhe më pas të aprovohet”, u shpreh Dr Benjamin G. Neel, MD, Ph.D.
Profesor i Mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të NYU dhe Drejtor i Qendrës së Kancerit Laura dhe Isak Perlmutter. Kompania izraelite gjithashtu pretendon se terapia e tyre do të shtrihet në të gjitha llojet e trajtimit të kancerit.
Për ata që janë të përfshirë në hulumtimin e kancerit, kjo është një arritje mjaft e madhe. Disa organizata ndërkombëtare në botë janë shprehur se pretendimet për trajtimin e të gjithë llojeve të kancerit janë të pabazuara dhe çorientuese për pacientët, gjë që tejkalon faktin se kanceri shfaqet në 200 sëmundje të ndryshme, të cilat sillen ndryshe dhe paraqesin sfida të ndryshme trajtimi.
Një kurë e vetme për të gjitha kanceret nuk ka të ngjarë “, tha Julia Frater, infermiere e informacionit të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar për kancerin. Pas presionit të konsiderueshëm, The New York Post ri-botoi një pjesë më të balancuar që paraqiste pikëpamjet e disa ekspertëve duke nxitur kujdes për lajmet.
Burimi: Forbes
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.