Shkencëtarët zbulojnë efektin unik të gazit serrë në pellgun afrikan!

Mund të jetë pylli tropikal i dytë më i madh i shiut në Tokë, shtëpia e gorillave malore, elefantëve dhe buallit, por studimet e pellgut të Kongos janë të pakta. Në fakt, studimi i fundit i shkëmbimeve të gazeve serrë në këtë mushkëri unike të gjelbër është bërë në vitin 1963.
Kërkimet shkencore në Republikën Demokratike të Kongos – e njohur atëherë si Zaire – u shkatërruan pasi Presidenti Mobutu mori pushtetin në vitin 1965. Vetëm tani ka filluar të rinisë përsëri, pas vdekjes së tij në 1997. Kushtet në vendin e madh nuk janë të lehta për shkencëtarët studiuesit gjithashtu, pasi shumë zona u mungon infrastruktura bazë, duke e bërë të vështirë udhëtimin dhe aksesin.
Deri tani studiuesit kishin supozuar se pellgu i Kongos vepronte tamam si pyjet e tjera të mëdha tropikale. Bazuar në modelimin e klimës ata besonin se ishte njësoj si Amazona apo Indonezia.
Këto pellgje të njohura të metanit janë gjithashtu një burim kryesor i oksidit të azotit – një gaz serrë 300 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit – që i shtyn shkencëtarët të supozojnë se pellgu i Kongos do të sillet në mënyrë të ngjashme.
Por pas vitesh grumbullimi të provave empirike, shkencëtarët nga ETH Cyrih kanë zbuluar diçka krejt të papritur. Larg nga të qenit një pellg për metanin, pellgu i Kongos është në fakt një burim i këtij gazi serrë.
Studiuesit nga ETH, të udhëhequr nga shkencëtari Johan Six, demonstruan se megjithëse pyjet malore dhe ato fushore që përbëjnë pellgun janë pellgje metani por pyjet kënetore nuk ishin. Është kjo që ndikoi në balancën e gazeve serrë.
Pyjet kënetore mund të lëshojnë deri në 1500 herë më shumë metan në sezonin e shirave sesa gjatë sezonit të thatë. Kjo mohon metanin e përthithur nga llojet e tjera të pyjeve në pellgun e Kongos. Një tjetër surprizë për studiuesit e ETH ishte se emetimet e oksidit të azotit ishin gjithashtu të ulëta në krahasim me modelimin e mëparshëm dhe pyjet e tjera tropikale.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.