Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet gjigant nëntë herë më të madh se Jupiteri ende ‘në mitër’!

Shkencëtarët kanë vëzhguar një planet gjigant rreth nëntë herë më i madh se masa e Jupiterit në një fazë jashtëzakonisht të hershme të formimit duke e përshkruar atë si ende në mitër, në një zbulim që sfidon kuptimin aktual të formimit planetar.
Studiuesit përdorën teleskopin Subaru të vendosur pranë majës së një vullkani joaktiv Havai dhe teleskopin hapësinor Hubble në orbitë për të zbuluar dhe studiuar planetin, një gjigant gazi që rrotullohet jashtëzakonisht larg nga ylli i tij i ri pritës.
Gjigantët e gazit janë planetë, si më të mëdhenjtë e sistemit tonë diellor, Jupiteri dhe Saturni, të përbërë kryesisht nga hidrogjen dhe helium, me gazra rrotullues që rrethojnë një bërthamë më të vogël të ngurtë.
Ai është i ngulitur në një disk të gjerë gazi dhe pluhuri, që mban materialin që formon planetët, që rrethon një yll të quajtur AB Aurigae që ndodhet 508 vite dritë distanca që drita kalon në një vit, 9.5 trilion km nga Toka.
Janë identifikuar rreth 5000 planetë përtej sistemit tonë diellor, apo ekzoplaneteve. Ky, i quajtur AB Aur b, është ndër më të mëdhenjtë. Po i afrohet madhësisë maksimale për t’u klasifikuar si një planet dhe jo një xhuxh kafe, një trup ndërmjetës midis planetit dhe yllit. Nxehet nga gazi dhe pluhuri që bie në të.
Planetët në procesin e formimit – të quajtur protoplanetë – janë vëzhguar vetëm rreth një ylli tjetër.
Pothuajse të gjithë ekzoplanetët e njohur kanë orbita rreth yjeve të tyre brenda distancës që ndan diellin tonë dhe planetin e tij më të largët Neptun. Por ky planet rrotullohet tre herë më shumë se Neptuni nga dielli dhe 93 herë largësia e Tokës nga dielli. Lindja e tij duket se po ndjek një proces të ndryshëm nga modeli standard i formimit planetar. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.