Shkenctarët e ushtrisë amerikane “shpikin” testin e ri për COVID-19 që pritet të bëjë diferencën
Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë hartuar një test të ri Covid-19 që mund të identifikojë potencialisht transportuesit para se të bëhen infektivë dhe të përhapin sëmundjen.
Në atë që mund të jetë një përparim i rëndësishëm, koordinatorët e projektit shpresojnë që testi i bazuar në gjak do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit sa më shpejt 24 orë pas infeksionit – përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një transportues të konsiderohet i aftë për ta përhapur atë në njerëz të tjerë. Kjo është gjithashtu rreth katër ditë para se testet aktuale mund të zbulojnë virusin.
Testi ka dalë nga një projekt i krijuar nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa) që synon diagnostikimin e shpejtë të helmimeve nga mikrobet ose luftërat kimike. Testi i ri pritet të paraqitet për miratimin e përdorimit të urgjencës (EUA) nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) brenda një jave.
Burimi: The Guardian
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.