Shkodra, “imune” ndaj gripit të shpendëve – Halaj: Prodhojmë 1.5 mln kokrra vezë në muaj, AKU kontroll të rreptë!

Qarku i Shkodrës ka qendruar “imun” ndaj gripit të shpendëve, duke ofruar produkt të sigurtë për konsumatorët në vend.
Në një intervistë për TV SCAN, administrator i kompanisë “Modi Shpk”, Mondi Halaj, siguron konsumatorët se situata është tërësisht nën kontroll dhe se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen analiza të përditshme për të garantuar sigurinë e produktit.
Sipas tij, pavarësisht se produkti është i sigurtë kjo situatë ka prekur kompaninë, pasi shitjet kanë rënë në mënyrë drastike. Halaj bën me dije se janë marrë masa të shtuara në stabiliment.
Kjo kompani ka afro 55 mijë krerë shpendë të dedikuara për prodhim, duke nxjerr në treg rreth 1.5 milionë vezë në muaj si dhe 45 mijë krerë të dedikuara për mish.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.