Shkolla e mbuluar tërësisht me panele diellore – Vetësiguron energjinë elektrike
Kjo shkollë është e mbuluar me 12,000 panele diellore me ngjyrë, të cilat mbulojnë gjysmën e nevojave të saj për energji elektrike.
“Shkolla Ndërkombëtare e Kopenhagenit” e projektuar nga C.F. Møller Architects tashmë ka marrë një korpus të ri, i përbërë nga katër godina të rrethuara të gjitha me panele diellore. Panelet diellore sigurojnë më shumë se 300 MWh energji elektrike në vit, duke përmbushur më shumë se gjysmën e nevojave energjetike të shkollës.
Panelet janë ngjyrë e gjelbër deti, por nuk është përdorur asnjë pigment për ti bërë ato.
Ngjyra vjen si rezultat i një procesi të gjatë të ndërhyrjes së dritës të zhvilluar gjatë disa viteve në laboratorët EPFL.
Ndërtesa e re e shkollës është një nga impiantet më të mëdha të energjisë diellore në Danimarkë.
Instalimi i paneleve diellore është testuar edhe në Shqipëri në kopshte, në fillim të Nëntorit. Lexo lajmin e plotë këtu.
Panelet diellore, Gjiknuri: Kursejnë 70% energji, instalim në të gjitha kopshtet
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.