Shkolla sekrete e Elon Musk, aty ku vlerësimi me notë nuk ekziston

Elon Musk i hoqi të pesë fëmijët e tij nga shkolla e tyre prestigjoze për fëmijët e talentuar t’i regjistruar kështu në shkollën sekrete që inaguroi “Ad Astra”.
Detajet rreth kësaj shkolle që do të thotë “për te yjet” në latinisht janë të rralla. Edhe pse Musk dhe një intervistë në vitin 2015 në Televizionin e Pekinit ku foli dhe për shkollën, detajet ishin të pakta.
“Nuk ka asnjë notë,” tha Musk duke shpjeguar se në vend që shkolla të trajtohet si një linjë kuvendi, ka më shumë kuptim që edukimi t’iu përshtatet talentit dhe aftësive të tyre.
Që nga kjo intervistë e hershme Musk nuk ka folur më publikisht rreth Ad Astra dhe po edhe familjet e nxënësve kanë qëndruar gojëkycyr.
Shkolla nuk ka një faqe zyrtare të aksesueshme si deh as një numër telefoni apo referencë të administartorëve dhe mësuesve që punojnë në atë shkollë.
Por Peter Diamandis, Kryetar i Fondacionit X, kohët e fundit e vizitoi vetë këtë shkollë dhe ndau etikën e shkollës.
“Një element që është i vazhdueshëm në atë shkollë të vogël prej 31 fëmijësh është biseda rreth etikës dhe moralit, një bisedë e manifestuar duke debatuar skenarët e botës reale që fëmijët tanë mund të përballojnë një ditë”, shkruante Diamandis për Huffington Post.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.