Shkollat jashtë standardeve – KLSH: Probleme me ngrohjen, përmasat, amortizimin e mobilimin
Shkollat universitare në vend shfaqin mangësi të theksuara në drejtim të standardeve, duke nisur nga mungesa e ngrohjes, te ndriçimi, përmasat e klasave, kushteve të ndërtimit e deri te mobilimi, orenditë dhe aparaturat.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar cilësinë e shkollave universitare në 12 qytete, duke konstatuar mangësi me kuadrin ligjor, zbatimin e tij dhe burimeve njerëzore e institucionale përgjegjëse për këtë sektor.
Mangësitë më të theksuara hasen në drejtim të kapaciteteve, madhësive të klasave; numër nxënës për klasë; kushteve te ndërtimit; standardeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve; Hapësirave jo- akademike; Hapësirave sportive; Gjendjes së elektricitetit dhe ndriçimit; Gjendjes së ndriçimin artificial; Sistemeve të Ngrohjes; efikasitetit të energjisë; Transportit; Mobilimi, orenditë dhe aparaturat.
KLSH konkludon se madhësitë e tyre shpeshherë janë shumë të vogla për numrin e nxënësve, gjë që bën që në shumë shkolla të organizohet mësim në dy apo tri ndërrime. Vendndodhja e tyre është në distanca të papërshtatshme nga fshatrat. Klasat e specializuara të mësimit shumë shpesh mungojnë për nivelet e mesme. Shumë ndërtesa shkollore janë në kushte jo të mira fizike. Shumë shkolla nuk posedojnë laboratorë që korrespondojnë me kurrikulat.
Godinat shkollore parauniversitare ekzistuese të shpërndara në të gjithë vendin si në zonat rurale dhe urbane janë në mbi 90 % e tyre 40-60 vjeçare, të konceptuara mbi të tjera standarde të cilat nuk përafrohen me standardet që kërkon koha dhe me ato të BE.
L.R./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.