Shkollat me oficerë sigurie – Pagat, nga buxheti i Ministrisë. Nikolla: Pas shtatorit në gjithë vendin
Ministria e Arsimit do të jetë institucioni i cili do të mbuloj shpenzimet financiare nga buxheti i saj për oficerët e sigurisë në shkolla.
Burimet pranë kësaj ministrie bëjnë të ditur për televizionin SCAN se shpenzimet për trajnimin e tyre dhe periudhën e pilotimit deri në qershor, do ti mbuloj ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë inspektimit të zbatimit të këtij projekti në gjimnazin “Eqerem Cabej” Vetëm pak ditë nga nisja e aplikimit të këtij projekti, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh optimiste për rezultatet duke theksuar se nga muaji shtator do të shtrihet në rang kombëtar.
Ndërkohë edhe pse pak ditë në detyrë, Oficerja e sigurisë në gjimnazin Eqerem Cabej tregoj për rastet ku është dashur të ndërhyjë për shmangien e konflikteve
Projekti “oficerët e Policisë në shkolla” po pilotohet në 15 gjimnaze në kryeqytet, ky projekt synon shmangien e konflikteve dhe fenomeneve negative me të cilat shoqëria përballet përmes një figure e cila do të jetë urë lidhëse midis nxënësit, mësuesit dhe prindit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.