Shkollë e re në Tiranë, Veliaj: Rindërtohet “Hoxha Tahsin”, hapet në Shtator
Një tjetër shkollë e re 9-vjeçare do t’i shtohet kryeqytetit në muajin Shtator, si pjesë e projektit të ndërtimit të 20 godinave të reja shkollore. Bashkia e Tiranës po vijon punën në shkollën “Hoxha Tahsin”, e cila pritet të jetë gati në sezonin e ri për rreth 1 mijë nxënësit që e frekuentojnë atë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet.
Ai theksoi se shkolla e re vjen me një trefishim të kapaciteteve të saj, duke synuar të ndikojë ndjeshëm në uljen e numrit të shkollave që japin mësim me dy turne.
Në bazë të projektit, shkolla e vjetër 9 vjeçare “Hoxha Tahsin” po rindërtohet me ambiente shumë më të mëdha. Shkolla e re do të ketë 4 kate me të gjitha ambientet e domosdoshme mësimore.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.