Shkon në 22 milion numri i të papunëve në SHBA – Koronavirusi ka fshirë të gjithë punët e krijuara nga periudha pas recesionit të 2008
Në vetëm katër javë, pushimet nga puna në SHBA kanë fshirë më shumë se një dekadë të vlefshme për krijimin e punëve.
Pretendimet javore të papunësisë në SHBA ishin 5.2 milion për javën që përfundon më 11 prill, sipas një raporti të së enjtes nga Departamenti i Punës.
Raporti tregon se një katër javë numri total i të papunëve në SHBA shkon në 22.03 milion. Do të thotë gjithashtu se shkarkimet prej koronavirusit kanë fshirë në mënyrë efektive 22 milion punët që shtoi ekonomia amerikane në periudhën pas recesionit të madh që goditi vendin nga 2007 në 2009.
Shifra javore e kërkesave të papunësisë është e dhëna e fundit ekonomike që konfirmon impaktin e rëndë të pandemisë së koronavirusit në ekonominë e SHBA.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.