Shkreli shpallet mashtrues – Gjykata jep vendimin, rrezikon deri në 20 vite burg
Martin Shkreli, i njohur nga shumëkush si njeriu më i urryer në Amerikë pasi rriti me 5000% në vitin 2015 çmimin e një medikamenti që e prodhonte vetëm kompania e tij, u shpall fajtor për mashtrim nga gjykata e New Yorkut.
Biznesmeni me origjinë shqiptare, u vu në fokus të fushatës elektorale në shtetet e bashkuara të Amerikës një vit më parë, si shembulli konkret i abuzimit në sektor.
Pavarësisht se gjykata e shpalli fajtor, Shkreli u shfaq fitimtar përballë kamerave. Tashmë ai rrezikon një burgim deri në 20 vite burg për mashtrim.
Seanca gjyqësore, u karakterizuara nga gënjeshtra të shumta të biznesmenit me origjinë shqiptare, duke filluar me faktin që pretendonte se ishte i shkolluar në universitetin e Columbias, gjë që u hodh poshtë me fakte gjatë gjyqit.
Gjyqi zgjati rreth 1 muaj dhe një ndër akuzat për të cilat ai u shpall fajtor është mashtrimi që i ka bërë ish kompanisë tjetër të tij, Retrophin të cilës i ka grabitur nëpërmjet një skeme ponzi plot 11 milionë dollarë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.