“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish – Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE

Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i kalojnë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër do ndahet mes bashkive.
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Shifra bëhet me dije nga Enti Rregullator i Ujit, që gjithsesi specifikon se ky propozim nuk është miratuar ende përfundimisht. Reduktimi i numrit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nënkupton bashkimin e e ujësjellësve ekzistues, në kompani më të mëdha. Ndërkohë që, tashmë ekzisotn edhe një projektvendim i Këshillit të Ministrave që përcakton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51% të aksioneve të Subjekteve me Kompetenca të Përbashkëta, që do të jenë pikërisht kompanitë e krijuara nga agregimi i ujësjellësve.
Dokumenti është publikuar më herët nga TV SCAN dhe përcakton hapat që do të ndiqen për për Riorganizimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit, Trajtimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Aktualisht, aksionet e ujësjellësve zotërohen në masën 100% nga bashkitë ku ato ushtrojnë aktivitetin, ndërkohë që sipas propozimit të qeverisë, Njësitë e Qeverisjes Vendore, që do të lidhin marrëveshje për riorganizimin e shoqërive që janë në pronësi të tyre do të zotërojnë jo më shumë se 49% të aksioneve.
Automatikisht, me krijimin ekëtyre strukturave shkohet edhe drejt centralizimit të sektorit, duke reduktuar kompetencat e bashkive. Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin e qeverisë, kjo reformë vjen për shkak të performancës së dobët komerciale e kombinuar me nivele të larta të ujit pa të ardhura që arrijnë në 65.5%, ndërsa humbjet financiare dhe borxhet e kompanive janë të larta.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.