“Shkurtim bebesh” – Ndryshe nga ç’pritej, karantina do të rezultojë me më pak lindje foshnjesh

Ekonomistët e Institutit të Brookings parashikojnë që pandemia e koronavirusit do të çojë në atë që ata e quajnë “shkurtim bebesh” – jo një bum foshnjesh.
Në fakt, pandemia mund të rezultojë me nga 300,000 deri në 500,000 më pak lindje vitin e ardhshëm, sipas Melissa S. Kearney dhe Phillip Levine, bashkautorë të raportit të Brookings.
Ndërsa disa bënë shaka në lidhje me potencialin e një bumi foshnjesh pasi çiftet u karantinuan së bashku, Kearney dhe Levine theksojnë se lindjet e reja ulen ndjeshëm pas tronditjeve të mëdha ekonomike.
Humbja ekonomike, pasiguria dhe papunësia janë arsyet kryesore që pandemia do të çojë në një ulje të lindjeve.
“Siç e tregon çdo prind, fëmijët vijnë me një kosto. Ata kërkojnë shpenzime, kohë dhe energji”, shkruajnë Kearney dhe Levine.
Dhe, siç tregojnë analiza të shumta, një rritje e niveleve të papunësisë shoqërohet me një rënie të niveleve të lindjeve.
Recesioni i Madh gjithashtu çoi në një rënie të madhe të niveleve të lindjeve, me një rënie prej gati 400,000 më pak lindje nga 2007 në 2012.
Gripi Spanjoll i vitit 1918 çoi në një rënie të niveleve të lindjeve – edhe pse për shkak të prodhimit të luftës, atëherë nuk pati një recesion, vetëm një tkurrje ekonomike.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.