Shlyhen detyrimet e institucioneve – Akti normativ/ Ibrahimaj: Fondet për shëndetësinë dhe mirëmbajten e rrugëve
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti, veç të tjerash ka si qëllim mbylljen e detyrimeve të prapambetura në disa sektorë në mënyrë që 2022-shi të nisë pa borxhe për institucionet.
Gjatë diskutimeve të aktit në Komisonin Parlamentar të Ekonomisë, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se ku do të përdoren rialokimet në fonde në këtë drejtim.
Sipas ministres, fondi që do të përdoret për mirëmbajtjen e rrugëve është 2.7 miliardë lekë.
Po ashtu, edhe pushteti vendor do të marrë nga qeveria një shumë prej 500 milionë lekësh apo 4.1 milionë eurosh, në formë transferte specifike, e cila do të shpërndahet, duke marrë si kriter peshën e detyrimeve të secilës prej bashkive ndaj totalit të detyrimeve të prapambetura të muajit shtator 2021.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.