Shmanget borxhi i Eurozonës – BQE: Investitorët e huaj kanë shitur 192 mld euro në 2016

Investitorët e huaj kanë filluar të shesin borxhin e Eurozonës për të parën e herë që prej 1999 gjatë vitit të kaluar, ndërsa tregtarët brenda rajonit kanë zhvendosur paranë jashtë, duke iu larguar normave të ulëta të interesit dhe shqetësimeve politike, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore Europiane.
Investitorët jashtë Eurozonës kanë shitur një shumë neto prej 192 miliardë euro të borxhit, kryesisht tituj qeveritar dhe thuajse kanë përgjysmuar blerjet neto në aksionet në Eurozonë krahasuar me vitin e mëparshëm.
Kjo sugjeron se investitorët po përfitojnë nga programi i BQE për të shitur tituj të Eurozonës se sa për të kërkuar kthime më të mëdha brenda rajonit.
Ndërkohë, investitorët e brendshëm, kanë blerë një sasi neto prej 364 miliardë euro në tituj borxhi jashtë Eurozonës.
Banka Qendrore Europiane nënvizoi se ndër shkaqet që kanë sjellë flukset dalëse janë yieldet më të ulëta të titujve të borxhit në Eurozonë dhe vota e Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian.
“Shmangia e riskut ka kontribuar në flukset dalëse neto në portofolet e borxhit gjatë gjysmës së dytë të 2016-ës, gjë që mund të lidhet me referendumi e Britanisë”, deklaron BQE.
Duke përdorur koston e sigurimit kundër dështimeve në pagesa (CDS) si matës, shqetësimet për një shpërbërje të Eurozonës janë rritur në nivelin më të lartë që prej 2012-ës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.