Shmangia e falsifikimit të biletave- Ekspertët: ”Të instalohen biletari elektronike, të ndërhyjë shteti”
Pas zbulimit të skemës së falsifikimit të biletave të transportit urban në Tiranë, ekspertët e sektorit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, duke instaluar sistemet elektronike të biletave, sikurse aplikohen në vendet e zhvilluar. Sipas tyre, biletaria elektronike lidhet drejtpërdrejt me sistemin e tatimeve, çka parandalon dhe rastet e abuzimeve. Sipas Memës, biletaria elektronike duhet të shtrihet edhe transportin ndërqytetës, ndërkohë që investimi duhet të kryhet nga shteti dhe jo nga operatorët privatë.
Të mërkurën, Policia e Shtetit njoftoi ndalimin e tetë personave, mes tyre 4 administratorë e ortakë të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë. Sipas policisë ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin “kanë falsifikuar qindra mijëra bileta urbani duke krijuar përfitime të paligjshme e shmangur detyrimet tatimore”.
Ola Mitre/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.