SHMU: Një front i ftohtë do të prekë të gjithë vendin. Rënie temperaturash dhe reshje dëbore
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se një front i ftohtë atmosferik pritet të kalojë gjatë ditës së enjte në të gjithë vendin ndërsa moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas njoftimit në zonën e jugut reshjet në kohë afatshkurtër dhe lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve ndërsa në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 900 metër parashikohet reshje dëbore ndërsa në lartësitë mbi 1500 metër do të ketë intensifikim të reshjeve të dëborës.
SHMU informon se era do të fryjë me drejtim verilindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-18m/sek.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 0°C deri në 7°C
- në zonat e ulëta 10°C deri në 16°C
- në zonat bregdetare 12°C deri në 15°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.