SHMU publikon parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe ditën e Hënë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e shtunë ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë ndërsa në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara.
Sipas njoftimit gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit por ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.
SHMU bën me dije se era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.