SHMU: Stabilizohet moti në të gjithë vendin por deri mbrëmjen e së mërkurës

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore dhe moti do të jetë i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në të gjithë territorin.
Sipas SHMU pas orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat vijnë përsëri në shtim mesatare deri të dendura dhe në orët e vona të mbrëmjes këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
SHMU bën me dijes se era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje 1-8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 9°C deri në 25°C
- zonat e ulëta 9°C deri në 28°C
- zonat bregdetare 12°C deri në 26°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.