Shoferi Model, policia hedh shortin – Ja targat fituese që fitojnë 20 polica sigurimi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë Rrugore, në vijim të komunikimeve më parë për përzgjedhjen e “shoferit model”, organizoi sot shorteun mbi përzgjedhjen e mjeteve, drejtuesit e të cilëve, duke respektuar shpejtësinë brenda normave të lejuara, kanë mundur të jenë pjesë e shorteut.
20 shoferët fitues do të mund të pajisen falas me një policë sigurimi të mjeteve motorike. Targat fituese janë si më poshtë:
- AA 416 PF
- AA 873 RD
- AA 786 PB
- AA 666 EA
- AA 171 GL
- AA 625 FE
- AA 905 EB
- AA 757 NS
- AA 616 RE
- AA 261 GX
- AC 518 T (TX)
- AA 495 ML
- AA 362 LN
- AA 501 OK
- AA 437 NM
- AA 900 PK
- TR 6115 R
- AC 844 T (TX)
- AA 235 PM
- AA 700 DT
Shpejtësia mbi normat e lejuara është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore. Në Shqipëri humbin jetën mesatarisht 22 persona në muaj ku një pjesë e madhe e tyre, për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara të drejtuesit të mjetit.
Në vijim Drejtoria e Policisë Rrugore do të organizojë shorte të tjerë ku fokusi do të jetë tek përdorimi i rripit të sigurimit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i aparateve telefonike, përdorimi i kaskave mbrojtëse.
Drejtuesit e mjeteve fituese mund të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për informacione të mëtejshme.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.