Shoqata e Agjencive Turistike i drejton pesë kërkesa kryesore qeverisë për rimëkëmbjen e turizmit
Shoqata e Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjentëve Turistikë i ka bërë disa kërkesa qeverisë shqiptare për të filluar rimëkëmbjen e sektori të turizmit.
Në letrën drejtuar ekzekutivit, shoqata shprehet se këto masa janë mënyra e vetme për ta rikthyer sektorin në punë pas dy goditjeve të rënda si Tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza e Covid-19.
Kërkesat bazohen në katër pika kryesore. E para, kërkohet më shumë mbështetje financiare për operatorët turistikë, ku propohet rimbursimi për ardhjen e turistëve të huaj, rimbursimi i TVSH-së për bizneset e sektorit dhe zgjerimi i paketës së ndihmës për punonjësit në disa degë të tjera.
Në pikën e dytë kërkohet më shumë përpjekje nga qeveria për turizmin dalës, si lidhja e marrëveshjeve me shtetet e BE-së për të hequr masat e karantimit të detyrueshëm.
Në pikën e tretë, ku përfshihet turizmi hyrës kërkohet hapja sa më e shpejtë e kufijve dhe lejimi i krocierave në brigjet shqiptare.
Në pikën e katërt shoqatat kërkojnë fokus të veçantë tek vizitat në muze dhe sitet kulturore, për të ulur çmimin e tarifave dhe bonuse për turoperatorët.
Në pikën e pestë dhe ndër më të rëndësishmet Shoqata thekson nevojën e plotësimit të kuadrit ligjor, duke i bërë thirrje qeverisë për të vazhduar me përfundimin e Ligjit të Turizmit, që bën të mundur edhe përfshirjen e mekanizmave financiare mbrojtëse për situata të tilla emergjente.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.