Shoqata e Bankave: Nuk aplikohet asnjë komision për donacionet, ndihmat e kontributet në favor të të dëmtuarve nga tërmeti
Shoqata Shqiptare e Bankave, në solidarizim të plotë me situatën e krijuar nga tërmeti i datës 26 nëntor dhe në mbështetje të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë me donacione, ndihma apo kontribute në favor të të dëmtuarve, në ndjekje të situatës dhe në bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën e Shqipërisë, njofton se “çdo lloj transaksioni, në para fizike apo me transfertë, në lekë apo monedhë të huaj, në favor të llogarive të hapura për “Kontribute vullnetare, Emergjenca” bëhet pa komision”.
Sipas shoqatës, bankat që operojnë në Shqipëri, nuk ngarkojnë me komision asnjë nga këto veprime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.