Shoqata pro-eksportit letër Ministrisë së Financave: “Po na mbledhin gjobat e pandemisë, është absurde”

Në një letër drejtuar Ministres së Fnancave Znj.Denaj, shoqata pro-eksportit në Shqipëri, (PEA) ankohet mbi mbledhjen e gjobave dhe interesit të gjeneruara përgjatë Marsit 2020, ose “periudha e luftës”.
“Ju bëjmë me dije se Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Doganat, OSSHE dhe Drejtorite e taksave vendore te Bashkive, po mbledhin gjobat dhe interesat e sistemit të gjeneruara nga Marsi 2020, pra në Periudhën e Pandemisë ose Vitin e Luftës, siç e cilëson me të drejtë Kryeministri.”, shkruhet në letër.
Duke e cilësuar këtë si një veprim “absurd”, shoqata i kërkon Ministrisë faljen e të gjitha gjobave, kamatëvonesave dhe interesave të gjeneruara automatikisht nga sistemet për të gjithë Periudhën e Pandemisë, e cila po vijon, deri në shpalljen nga Qeveria të mbarimit të Periudhës së Emergjencës. Kërkesa e dytë është moskryerja e kontrolleve të thelluara pranë sipërmarrjeve, derisa Ministria e Shëndetësisë të deklarojë Mbarimin e Pandemisë.
Letra
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.