Shpallet kompania fituese e impiantit diellor në Akërni – Gjiknuri: Së shpejti nis zbatimi i projektit
Është shpallur kompania fituese për impiantin fotovoltaik në zonën e Akërnisë, një investim me vlerë 70 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka njoftuar përfundimi me sukses të procedurës së hapur konkurruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e këtij projekti.
Impianti parashikon një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MWsi pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MË (100 MW në total), të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, procedura konkurruese u zhvillua në përputhje të plotë me Vendimin nr. 349, datë 12.06.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e masave mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të diellit dhe erës, si dhe të procedurave për përzgjedhjen e projekteve për përfitimin e tyre”, nëpërmjet një gare të hapur ndërkombëtare, të shpallur në 6 Gusht 2018, nga e cila në datën 17.09.2018, u paraqitën zyrtarisht gjashtë oferta.
Në fazën finale të vlerësimit, u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit, oferta që u vlerësua me më shumë pikë si kombinim i besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencës së ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara, ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive India Poëer Corporation ltd e regjistruar në Indi, Mininig Resources FZE, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Midami Limited, e rregjistruar në Hong Kong.
‘Theksojmë se kompania lider e konsorciumit India Power Coporation LTd, është një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MË, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjisë termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD, duke krijuar besueshmërinë e nevojshme për përmbushjen e këtij projekti,’ thuhet ndër të tjera në njoftimin e MIE.
Ky projekt do të jetë një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri dhe do të hapë gjithashtu rrugën për krijimin e Shqipërisë si një qendër të energjisë diellore në rajon dhe pritet të krijojë mundësi të shumta punësimi.
Oferta e shpallur fituese, siguron një çmim energjie për 50 MW me një vlerë prej 59.9 Euro/MW për 15 vite dhe një kapacitet shtesë prej 50 MË (100 MË në total) pa mbështetje për blerje energjie. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj.
Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson si sukses rezultatet e këtij ankandi pasi ka arritur të sigurojë një nga çmimet më të ulëta në rajon për këtë lloj teknologjie, (Greqia 63 Euro/MW dhe Turqia 62 Euro/MW), më e ulët se çmimet mesatare të importit në vendin tonë, dhe një kapacitet shtesë në 50 MË, duke e bërë këtë ofertë shumë të leverdishme për tregun energjitik në vend. Kjo konfirmon edhe njëherë besimin në zhvillimin e tregut energjetik shqiptar dhe klimën e investimeve në vend.
Ministria do të fillojë menjëherë negocimin e kontratës me qëllim zbatimin sa më parë të projektit të Akërnisë. Rezultatet e këtij procesi na inkurajojnë për zhvillimin e kapaciteteve shtesë në prodhimin e energjisë diellore duke zhvilluar ankande të ngjashme në një të ardhme të afërt, në zona të tjera të Shqipërisë që ofrojnë potenciale të mira për prodhimin e energjisë diellore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.