Shpallet tenderi – Bashkia Durrës, 19.5 milionë lekë për qendrën shëndetësore të Spitallës
Bashkia Durrës ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion dhe shtesë qendra shëndetësore Spitallë”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 19.5 milionë lekë.
“Objekti i ri parashikohet të jetë me dy kate, kjo për të eliminuar zënien e territorit përpara objektit, por jo vetëm. Ndërhyrja konsiston në respektimin e vijës së ndërtimit gjatë aksit të rrugës kryesore. Në projekt është parashikuar dhe sistemimi i territorit të jashtëm” shkruhet në detajet e projektit.
Punimet do të manifestohen brenda një afati 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.