Shpallet tenderi prej 1.2 milionë lekë për pyjet e Shkodrës! Detajet
Bashkia e Shkodrës ka shpallur tenderin për hartimin e planit të Menaxhimit te Pyjeve e Kullotave.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij tenderi është 1,250,000 lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 10 muaj.
Në dokumentet e tenderit shkruhet gjithashtu se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje është data 09 Korrik 2021, ora 11:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.