Shpallet tenderi/ Si pritet të duket stadiumi i Gjirokastrës pas rikualifikimit?
Bashkia Gjirokastër ka shpallur një tender me fond 26.6 milionë lekë për rikualifikimin urban të hapësirave rreth stadiumit.
Sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, punimet përfshijnë punime prishje dhe ndërtimi, ndërtim trotuari dhe kangjella, restaurim fasadash, si dhe ndriçimin e zonës.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 8 mars, me një afat 10 mujor për ekzekutim, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.