Shpejtësi mbi normat e lejuara dhe mungesë leje drejtimi – Policia Rrugore arreston në flagrancë 10 shtetas
Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar 10 persona në flagrancë gjatë orëve të fundit, 8 prej të cilëve për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë për mungesë leje drejtimi.
Gjatë aksionit të ndërmarrë në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, rezulton se nga kontrollet e deritanishme gjithashtu:
- Janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie ne qendrat e banuara.
- Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama te errësuar
- Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative te pashlyera
- Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë rrugët urbane dhe interurbane me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.