Shpenzime për spitalet – Mbi 17.3 mln lekë pa TVSH për lyerjen e 5 spitaleve rajonale
Mbi 17.3 milionë lekë pa TVSh do ti kushtojë buxhetit të shtetit lyerja dhe mirëmbajtja e pesë spitaleve rajonale dhe e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo vlerë financiare do të përdoret gjatë 12 muajve që nga moment i firmosjes së kontratës. Spitali Psikiatrik i Elbasanit ka nevojë për mirëmbajtje e cila do të kushtojë 5.4 milionë lekë pa TVSh. Një vlerë e konsiderueshme lekësh do të përdoren edhe për lyerjen e spitalit rajonal të Durrësit.
Spital ky që vitet e fundit i është nënshtruar rikonstruksionit. Lyerja dhe mirëmbajtja e spitalit të Durrësit do të kushtojë 3.7 milionë lekë pa TVSh. Ndërsa në spitalin e Fierit do të shpenzohen 2.6 milionë lekë për lyerjen e godinës së poliklinikës dhe të godinës së pediatrisë.
Një tjetër spital rajonal që ka nevojë për mirëmbajtje është ai Beratit. Lyerja dhe mirëmbajtje e godinës së këtij spitali do të kushtojë mbi 2.2 milionë lekë pa TVSh.
Ndërkohë që shërbimin e mirëmbajtjes do ta paguaj edhe spitali rajonali Lezhës si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Respektivisht do të shpenzohen 1.2 milionë lekë për spitalin e Lezhës dhe 1.8 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.