Shpenzimet e KQZ për zgjedhjet – 188 milionë lekë do të përdoren nga buxheti i shtetit

Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave do të kemi një ulje e vlerës sa i përket financimit të shpenzimeve për komisionin qendror të zgjedhjeve. Sipas këtij vendimi kem një ndryshim të vlerës financiare nga 133 milionë lekë në 58 milionë lekë.
Një ndryshim të vlerës financiare kemi edhe në pikën 4 të këtij ligji, kështu vlera nga 205 milionë lekë, zëvendësohet me vlerën e 130 milionë lekëve. Ndryshime janë miratuar nga Këshilli i Ministrave edhe në vendimin për krijimin e task-forcës për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Këto ndryshime konsistojnë në raportimet periodike që duhet të kryej task-forca në ministrinë përkatëse por edhe institucionet e tjera sa i përket detyrave që do të kryejnë.
Të përgjigjet dhe të kryejë kontrolle për çdo çështje të kërkuar nga këshilli mbikëqyrës i OSHEE, sh.a.-së dhe ministri përgjegjës për energjinë. Të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse që disponojnë të dhëna për konsumatorët, me qëllim rakordimin e bazës së të dhënave (të tilla si QKB, ZVRPP, degët e tatim-taksave etj.”
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe emërimin e kryetares së Këshilit të Statistikave Kozeta Sevrani. Vendim i cili hyn në fuqi me botimin e tij në fletoren zyrtare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.