Shpenzimet për zgjedhjet – Raporti i KQZ: PS ka shpenzuar më shumë para, mbi 100 mln lekë

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shpenzuar më shumë para për zgjedhjet e 25 qershorit. Më pas renditet PD, PR, Aleanca Popullore, LIBRA dhe PBDSH. Referuar raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për transparencën financiare të subjekteve politike rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar mbi 100 milionë lekë.
Një tjetër forcë politike që ka shpenzuar shuma të konsiderueshme në zgjedhjet e 25 qershorit është Lëvizja Socialiste për Integrime cila ka shpenzuar mbi 88 milionë lekë. Nëse i referohemi partisë opozitare më të madhe në vend PD-së në këto zgjedhje ajo ka shpenzuar mbi 58 milionë lekë.
Më pas renditja e subjekteve politike të bëra nga KQZ vijon me Partinë Republikane që ka shpenzuar mbi 2 milionë lekë , Aleancën Popullore me 1.2 milionë. Ndërsa dy subjektet më të vogla që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit LIBRA dhe Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar nuk kanë kaluar shumën e një milionë lekëve.
Përkatësisht këto dy subjekte kanë shpenzuar, LIBRA 730 mijë lekë dhe PBDSH 531 mijë lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.