Shpërblimet për ish-të dënuarit – Ligj që të përfitojnë dhe 320 persona të mbetur jashtë skemës

Të gjithë ish-të dënuarit politik që nuk kanë përfituar dëmshpërblim monetar deri më sot iu jepet një mundësi e dytë. Ministria e Mirëqenies Sociale ka hartuar dhe prezantuar projektligjin për këtë kategori në komisionet parlamentare.
Ky projektligj jep një afat të ri për dorëzimin e dosjeve dhe të dokumentacionit përkatës për ish të dënuarit politik në mënyrë që të përfitojnë shpërblimet. Numërohen rreth 320 persona që pritet të përfitojnë nga vendosja e këtij afati të ri që është deri në fund të vitit 2017.
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë prezantimit të këtij projektligji është ndalur edhe në shifrat konkrete që kanë përfituar ish të përndjekurit që nga viti 2014.
“Brenda mandatit do të përmbyllim të gjitha detyrimet ndaj kësaj kategorie. Po përshpetojmë mbylljen e këstit të 7-të të dëmshpërblimit. Brenda muajit qershor do të japim këstin e 8-të. Nga projekligji pritet të përfitojnë 320 persona. Fondi në këtë rast është 919 mln lekë”, u shpreh Klosi.
Shuma e planifikuar për dëmshpërblimin e 320 personave që prite të përfitojnë pas miratimit të ligjit është në vlerën 919 milionë lekë. Kësti i parë për këta persona do të jepet menjëherë pas kalimit të ligjit dhe është në vlerën e 114 milionë lekëve.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.