Shpërdorim detyre për krime mjedisore – Policia procedon penalisht kryeinspektorin dhe 3 inspektorë të IVMT
Policia e Shtetit njofton se në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T. i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:
A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos,
Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos,
D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos,
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.
Sipas njoftimit këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T. ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.