Shpërndahen dhurata sensibilizuese për vizitorët -Festat e nëntorit, Kuvendi hap dyert e sallës së seancave me 28 dhe 29!
Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë njofton se do të vijojë traditën e organizimit të “Dyerve të Hapura” më datat 28 dhe 29 nëntor 2018.
“Salla e Seancave plenare, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj” njofton Kuvendi.
Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. “Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese” vijon njoftimi.
Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.