Shpërndarja e teksteve shkollore, qytetarët: Ka mungesë të disa librave

Bien radhët e gjata të qytetarëve për blerjen e librave për arsimin parauniversitar pranë pikave të licencuara nga ministria e Arsimit dhe Sportit.
Në një vëzhgim të bërë nga televizioni SCAN një ditë pas nisjes së procesit të shpërndarjes së teksteve shkollorë u konstatua se në disa prej pikave të shpërndarjes së librave, të licencuara nga MAS ka mungesë të teksteve kryesisht për gjimnazet.
“Jam në vit të parë të gjimnazit, mungon Gjuha, Letërsia, Historia, Qytetaria dhe Fizika. Na thonë do vijnë këto dy-tre ditë”.
“Këto thonë javën tjetër që do t’i japin, në një kohë që kur mora letrën më thanë për sot”.
Të pyetur nga televizioni SCAN burimet nga Ministria e Arsimit sigurojnë kompletimin me libra të të gjithë nxënësve të shkollave 8 vjeçare dhe të mesme brenda datës 10 shtator para se të çelen dyert për vitin e ri shkollor i cili këtë vit nis më datë 11 shtator.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.