Shpërthimi i gazit të metanit në Siçili shkakton shembjen vdekjeprurëse të ndërtesës!

Tre persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në Siçili për shkak të rrjedhjes së gazit të metanit, thanë autoritetet italiane.
Shpërthimi i metanit solli shembjen e disa ndërtesave në qytetin e Ravanusa, thanë oficerët e mbrojtjes civile të Italisë.
Dy gra u shpëtuan të gjalla, shtuan ekipet e shpëtimit dhe u transportuan në një spital lokal.
Rreth 250 shpëtimtarë mbërritën në Ravanusa për të ndihmuar me misionin e kërkimit dhe shpëtimit, tha mbrojtja civile e Siçilisë.
Zjarrfikësit fillimisht e patën të vështirë të ndërhynin për shkak të rrjedhjes së gazit.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.