“Shpifje!” –Putin hedh poshtë hetimin e perëndimit se liderin e opozitës Ruse e ka helmuar FSB
Vladimir Putin ka mohuar se Rusia ka dorë në helmimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, duke e quajtur një hetim të fundit mbi të një “falsifikim”.
“Kush ka nevojë ta helmojë atë“, tha ai gjatë një konference për shtyp në televizionin kombëtar, duke mohuar që agjencia spiune e Rusisë FSB ishte e përfshirë. “Nëse ata do të donin ta helmonin atëherë ata me siguri do ta kishin përfunduar punën.”
Presidenti rus tha se atij i ishte thënë për raportin e Bellingcat që akuzonte FSB për dërgimin e një skuadre për të helmuar Navalny me një agjent nervor të ngjashëm me atë të përdorur në Salisbury në 2018.
Navalny, i cili gati se vdiq në sulm, u evakuua në klinikën Charité në Berlin për mjekim.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.