Shpikja e mençur që mundëson pastrimin e xhamave pa u zvarritur nëpër dritare
Larja e xhamave në shtëpi është gjithnjë një problem sidomos nëse jetoni në pallate shumëkatësh.
Punësimi i pastruesve mund të jetë i kushtueshëm dhe njëkohësisht rreziku i qëndrimit në shkallë duke u varur nga dritarja është shumë i madh.
Por një shpikje e mençur do t’ju vijë në ndihmë për këtë punë. “Glinder Magnetic Window Cleaner” ju lejon të pastroni brenda dhe jashtë dritareve tuaja fare thjeshtë.
Kjo vegël përmban dy lecka, një brenda dhe një jashtë dhe e pastron xhamin brenda dhe jashtë dritares duke u mbajtur fortë nga një magnet i fuqishëm.
Sapo ju të spërkatni dritaret me lëngun që pastron xhamin lecka do të fillojë të pastrojë vendin që ju spërkatët duke lënë pas gjurmë të pastra e të shndritshme.
Glider gjithashtu vjen me pëlhurat mikrofibër që heqin lagështinë dhe çdo njollë nga xhami.
Ato janë të disponueshme në tre madhësi të holla, të trasha dhe shumë të trasha.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.