Shpikjet më të mira në histori të bëra nga fëmijë

Kur dëgjojmë fjalën shpikës me siguri na vijnë në mend emra si Thomas Edison, Da Vinci, Guthenberg, apo Steve Jobs. Por disa nga sendet më të zakonshme janë shpikur edhe nga fëmijët, disa rastësisht e disa falë talentit të tyre.
Ja disa nga shpikjet më të mira të bëra nga fëmijët:
Kasata e ftohtë mbi shkop
Në vitin 1905, 11 vjeçari Frank Epperson harroi një natë të ftohtë një gotë me lëng pluhur, ujë dhe një shkop për t’i trazuar. Kur u zgjua në mëngjes gjeti një ëmbëlsirë shumë të shijshme që e quajti Epsicle. Në vitin 1923 ai mori patentën për shpikjen e tij dhe ia shiti të drejtat një kompanie të madhe në New York.
Trampolina
Gjimnasti 16 vjeçar George Nissen shpiku trampolinën e parë në vitin 1930 me materiale të gjetura, duke shtrirë pëlhurën mbi një strukturë çeliku. Pas disa vjetësh ai e perfeksionoi shpikjen me ndihmën e trajnerit të tij të gjimnastikës duke përdorur najlon.
Veshoret
I nxitur nga sa të ftohtë i bëheshin veshët kur patinonte, 15 vjeçari Chester Greenwood i kërkoi gjyshes së tij të qepte gëzof në një tel që e kishte përthyer vetë. Më vonë ai mori patentën për mbrojtësit e veshëve.
Alfabeti Brejl
Lous Braille ishte vetëm 3 vjeç kur u dëmtuar dhe humbi shikimin. Gjatë adoleshencës së tij, duke studiuar në Institutit për të Verbërit në Paris, ai shpiku një sistem me pika të ngritura për të ndihmuar gjatë leximit. Libri i parë Braille doli në vitin 1829, ndërsa në 1837 ai shtoi simbole për matematikën dhe muzikën.
Televizori i hershëm
Janë disa shpikësit që kanë kontribuar në lindjen e televizorit, por Philo Farnsworth bëri disa nga avancimet më të mëdha. Si 15 vjeçar, ai bëri skicat, diagramat dhe notat për një sistem televizori. Në moshën 21-vjeçare ai transmetoi imazhin e tij të parë elektronik dhe mbajti demonstrimin më të hershëm publik të një televizori funksional.
Makinat për fëmijët e sëmurë
Në një vizitë në një spital fëmijësh në 1998, 6-vjeçari Spencer Whale zbuloi se aparatet mjekësore pengonin shpesh fëmijët e sëmurë që donin të luanin. Spencer shkoi në shtëpi dhe shpiku një makinë me një shkop të ngjitur, kështu që fëmijët të mund të luanin të sigurt dhe të merrnin mjekimin e tyre.
Përkthyesi i gjuhës së shenjave
Pasi pa një përkthyes të bënte porosinë për një grup fëmijësh të shurdhët, 17-vjeçari Ryan Patterson shpiku një dorashkë që përkthen lëvizjet e duarve në fjalë të shkruara në një ekran. Sot kjo pajisje përdor edhe audion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.