Shpresë për Brexit? Britanisë i ofrohen mundësi të reja
Vendet e BE po negociojnë fshehurazi me Boris Johnson në një përpjekje për të krijuar një plan të ri të Brexit që do të shmangte daljen pa marrëveshje të Britanisë nga BE-ja, sipas raporteve.
Politikanët dhe diplomatët irlandez të nivelit të lartë kanë zhvilluar bisedime me dy nga anëtarët e kabinetit të Johnson. Disa figura të rëndësishme gjermane dhe franceze, si dhe qeveritë holandeze dhe belge kanë vendosur kontakte me ekipin e Johnson dhe kanë pohuar diskutimet me qëllim krijimin e një marrëveshje sa më të përshtatshme të Brexit.
Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney ka treguar se Dublin është i përgatitur për të bërë kompromis, njoftoi Sunday Times, sepse ato nuk dëshirojnë një Brexit pa marrëveshje.
Lajmi vjen në mes të raporteve se Brukseli do t’i ofrojë Johnson një zgjatje të afatit për Brexit përtej 31 tetorit në një orvatje përfundimtare për të arritur një marrëveshje dhe për ta ndihmuar atë të mbajë së bashku Partinë Konservatore.
Koha shtesë në BE do të përdoret për negociata, por me sa duket mund t’i shitet Tory Brexiters si një shans për t’u përgatitur më tej për një dalje pa marrëveshje.
Shtetet anëtare kryesore thuhet se janë gjithnjë e më të sigurtë se largimi i Mbretërisë së Bashkuar pa një marrëveshje mund të shmanget pasi Dhoma e Përfaqësuesve në Angli këtë javë votoi për të parandaluar kryeministrin e ardhshëm të marrë vendime vetëm pa miratimin e parlamentit.
Burimi: DailyMail
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.