Shpronësimet për Unazën e Madhe, protestë para Kuvendit!

Banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës po protestojnë para Parlamentit, ku po zhvillohet seanca e diskutimit në parim të projektbuxhetit dhe paketës fiskale të vitit 2019. Në këtë protestë nuk kanë munguar as tensionet.
Banorët po protestojnë kundër shembjes së banesave për ndërtimin e Unazës së Re. Protesta ka nisur ditë më parë, kur banorët janë njoftuar se në kuadër të projektit do t’u shemben banesat. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre, ndërkohë që një pjesë e tyre nuk i kanë të legalizuara ato.
Referuar deklarimeve të grupit të punës, për ato familje që u shembet banesa dhe që nuk kanë dokumentacion do t’u ofrohet pagesa e qerasë dhe do t’u jepet prioritet në programet e strehimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.