Shqetësime për konflikt të armatosur! – Mbipeshkimi rrezikon speciet dhe mjedisin në Ekuador

Qindra anije kineze që peshkojnë pranë Ishujve Galapagos kanë ngritur shqetësime për dëmtimin e mjedisit, por aktiviteti i tyre pasqyron një konkurrencë në rritje për burime të limituara, dhe shqetësime janë ngritur që situata mund të përshkallëzojë në konflikt të armatosur.
Marina e Ekuadorit në fund të korrikut identifikoi rreth 260 anije, shumë prej tyre me flamur kinez, jashtë rezervës detare të Ishujve Galapagos.
Në fund të vitit 2017, ekuipazhi i një anijeje kineze u burgos në Ekuador pasi u kap duke peshkuar në një rezervë me 300 tonë peshk, përfshirë peshkaqenë të rrezikuar.
Ekuador po monitoron flotën kineze për të shmangur një incident tjetër të tillë, por ekspertët thonë se flota ka hedhur tashmë mbeturina plastike dhe kërcënon jetën e egër që lëviz brenda dhe jashtë ujërave të mbrojtura. Biologët janë gjithashtu të shqetësuar për mbipeshkimin. Një ish-ministër i mjedisit ekuadoras tha se peshkimi agresiv i anijeve ishte “një kërcënim i madh për ekuilibrin e specieve”.
Ekuador tha që Kina pranoi të lejojë mbikëqyrjen e flotës. Nuk është e qartë se çfarë kjo nënkupton, por do të jetë e vështirë duke pasur parasysh zonën e gjerë në të cilën peshkojnë anijet. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka shprehur mbështetjen e SHBA për Ekuadorin dhe tha se “ishte koha që Kina të ndalojë praktikat e saj të paqëndrueshme të peshkimit, thyerjen e rregullave dhe degradimin e qëllimshëm të mjedisit”.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.