Shqetësimet mbi furnizimin me vaksina – Merkel kërkon që BE të jetë më e pavarur për prodhimin e tyre
Kancelarja gjermane Angela Merkel po u bën thirrje vendeve prodhuese të vaksinave si India të bashkohen në debatin për ta bërë Europën më të vetë-mjaftueshme.
Ajo tha se ekonomitë në zhvillim duhej të mbroheshin, por nëse besueshmëria nuk mund të garantohej, do të duhej të rimendohej.
“Për shumë vite, ne nuk e kemi trajtuar aq mirë industrinë tonë farmaceutike në Europë,” tha Merkel në një konferencë të partive konservatore të BE.
“Ne kemi pasur dalje në Amerikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndoshta industrinë më të fortë farmaceutike, të paktën në botën Perëndimore. Dhe kjo është arsyeja pse ata kanë qenë në gjendje të rritin shpejt kapacitetet e prodhimit. Dhe unë jam shumë e lumtur që ne kemi impiante prodhimi në Belgjikë, në Holandë, në Gjermani dhe Francë, Spanjë “.
Sidoqoftë, udhëheqësja gjermane tha se pasojat duhet të peshohen sepse Europa nuk dëshiron të dëmtojë ekonomitë e vendeve në zhvillim.
Për momentin, Europa është përqendruar në përdorimin e rezervave të vaksinave që ka sa më shpejt të jetë e mundur.
Qëllimi është që 70% e qytetarëve të rritur të BE të vaksinohen deri në korrik. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.