Shqipëri-Greqi, marrëveshje në shëndetësi – Fëmijët do të operohen falas në Athinë
Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje në fushën e shëndetësisë. Këtë e ka lajmëruar vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, pas firmës së memorandumit të bashkëpunimit me homologun grek Ksanthos.
Marrëveshja ka në qendër fëmijë shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje për të cilat kanë nevojë për trajtim jashtë shtetit.
Spitali i fëmijëve Agia Sofia në Athinë do të pranojë 6 fëmijë shqiptarë në vit, të diagnostikuar me tumore malinjë, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara.
Trajtimi i specializuar për këto raste do të jetë tërësisht falas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.