Shqipëri- Greqi/ “Shpërthejnë” importet, eksportet ndjejnë rënie
Shkëmbimet tregtare me Greqinë kanë ecur me ritme të mira përsa i përket importit, ndërsa lidhur me eksportin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
Sipas raportit më të fundit të Instat, në periudhën janar- nëntor 2019, eksportet drejt Greqisë janë ulur me 487 milionë lekë. Në 11 mujorin e vitit 2018, vlera e mallrave të eksportuar në Greqi ishte 12.2 miliardë lekë, kurse për të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, eksportet ranë në vlerën 11.7 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, në 2019 (periudha janar-nëntor), Shqipëria ka importuar 50.4 miliardë lekë mallra nga Greqia, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2018, importet nga kjo e fundit ishin 47 miliardë lekë. Në 11 muaj, importet janë rritur me më shumë se 3 miliardë lekë.
Edhe pse mbetet muaji dhjetor për të pasur një panoramë të plotë, periudha janar- nëntor, mund të thuhet se ka pasqyruar shkëmbimet tregtare me Greqinë, përgjatë 2019.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.