Shqipëri-Hungari/ Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se është nënshkruar në Budapest Protokolli i Sesionit të 3-të i Komisionit të Përbashkët ndërqeveritar për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Hungarisë nga Zv. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, dhe për palën hungareze nga Sekretari i Shtetit te Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Andras Sztàray.
Sipas njoftimit ky protokoll përfshin çështje të bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet dy vendeve në fusha si, energji, transport, menaxhimi i ujit dhe mbrojtja e mjedisit, bujqësi, turizëm, arsim dhe kulturë , etj.
MFE informon se përgjatë dy ditëve, ekspertët teknikë të këtyre fushave diskutuan mbi mundësitë dhe hapësirat për bashkëpunim, si dhe evidentuan mekanizmat dhe instrumentet që do të bëjnë të mundur implementimin e këtij protokolli si dhe gjithashtu gjatë këtij Sesioni u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve, ku synohet rritja e investimeve hungareze në Shqipëri.
Sipas informacionit aktualisht investimet hungareze në Shqipëri kapin një vlerë 91 milion euro, ndërsa shkëmbimet tregtare mes dy vendeve për vitin 2020 kapin një vlerë prej 50 milion euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.