Shqipëri – Kosovë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentave. Detajet
Miratimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen e ndërsjellë të patentave në Kosovë dhe Shqipëri është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Shtetasit shqiptarë do të mund të përdorin patentën përkatëse gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe anasjelltas.
Po ashtu, do të njihet konvertimi i patentave, pa kaluar nga procedura e testimit teorik dhe praktik. Dokumentacioni i vetëm që do të nevojitet është certifikata mjekësore që dëshmon aftësitë psikofizike.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi në ditën e pranimit të njoftimit të fundit me shkrim përmes kanaleve diplomatike
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.