Shqipëria, 1 milionë euro ndihmë Ukrainës – Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit

Shqipëria do të ndihmojë me 1 milionë euro Ukrainën.
Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe përcaktohet se kjo shumë do të kalojë në favor të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”.
Vendimi përcakton se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.